Filipinet janë një shtet me një veçori që i dallon nga vendet e tjera të botës, dhe kjo veçori nuk ka të bëjë me klimën ose aspekte të tjera shoqërore, ekonomike apo politike, por me simbolin e vet kombëtar, flamurin.
Të gjithë ngjyrat e flamurit të Filipineve kanë një kuptim të veçantë që përfaqësojnë aspekte të rëndësishme të historisë dhe identitetit të këtij vendi, dikur koloni spanjolle. Bluja simbolizon unitetin kombëtar dhe idealet e vendit, e kuqja përfaqëson gjakun, guximin dhe kurajën e atyre që luftuan për pavarësinë e Filipineve, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë dhe paqen.

Një veçori interesante e flamurit të Filipineve është se ka dy versione: një me ngjyrat siç janë dhe një tjetër me ngjyrat të përmbysura. Kur flamuri ka ngjyrën e kuqe në pjesën e sipërme, përdoret gjatë periudhave të luftës. Në të dyja versionet, tre yjet e flamurit përfaqësojnë tre ishujt kryesorë të Filipineve: Luzon, Visajet dhe Mindanao, ndërsa tetë rrezet më të trasha të diellit përfaqësojnë tetë provincat që ishin të parat që u rebeluan kundër sundimit spanjoll.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.