Ngjarje

Shteti bëhet “aksioner” i pronave të Balilit

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar në masën 40 për qind troje, objekte shërbimi dhe banimi që me vlerë arrijnë në miliona euro dhe në pronësi të Klement Balilit dhe të vëllait të tij, Bashkim Balili.

Gjykata thotë se në përfundim të hetimit financiar të nisur paralelisht me hetimin penal ndaj ish-kreut të Transporteve të Sarandës është arritur në përfundimin se këto pasuri janë burim i parave të fituara prej Klement Balilit dhe familjarë të tij nga trafiku i drogës.

Konfiskimi i pronave të Balilit është bërë në masën 40 për qind. Konkretisht atij i janë Klement Balilit i janë bllokuar, ish- kampi i pushimit të punëtorëve në Sarandë, me sipërfaqe ndërtimi rreth 2 mijë metër/katrorë, një truall 13 mijë metër/katrorë trual 13 mijë m2.

Janë konfiskuar gjithashtu po në Sarandë edhe dy troje të tjera me sipërfaqe totale rreth 13 mijë metër/katrorë, një njësi shërbimi me sipërfaqe 120 metër/katrorë dhe 15 apartamente. Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Klement Balili u vetëdorëzua në polici në janar të 2019-ës, pas muajsh të tërë që ndodhej në kërkim ndërkombëtar dhe përpjekjesh të dështuara të RENEA-s dhe FNSH-së për ta prangosur. Gjatë seancave gjyqësore, Balili kërkoi gjykim të shkurtuar në përfundim të të cilit u dënua me 10 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë