Arredim

Shtëpitë unike ku jetuan ikonat e modës

Pas çdo shtëpie të mrekullueshme të modës ka një shtëpi më modeste, me hapësira intime, ku ikonat e botës së modës, jetuan, u ushqyen , punuan. Shumë prej këtyre vendbanimeve ose shtëpitë ku u rritën këta yje që kanë lënë gjurmë në botën e modës janë të hapura për publikun, qoftë si muze, hotele apo kopshte .

Christian Dior

Muzeumi Christian Dior

Granville, Francë

 Shtëpia e fëmijërisë së Christian Dior, e ndërthurur mes ngjyrave karamele-rozë ëhstë e vendosur pran një shkëmbi bregdetar. “ shtëpia jonë në Granville, si të gjitha ndërtesat Anglo-Normane në fund të shekullit të kaluar, ishte krejtësisht e shëmtuar",  ka thënë Dior.” Ndonëse ajo nuk ishte e bukur, unë gjithsesi e shikoj atë me butësi dhe habi, dhe duhet ta pranoj se arkitektura e saj ka pasur një ndikim të veçantë tek unë. “ Shtëpia e Christian është e hapur për publikun që nga viti 1997.  Shtëpia aktualisht mirëpret vizitorët në ekspozitën" Thesaret e Koleksionit.

La Pausa

Muzeu i Artit Dallas, Teksas

Coco Chanel përdori banesën e saj për tu argëtuar, kënduar, për festa të ndryshme, pran butikut të saj në Paris, ndërsa ajo vetë ka jetuar  në një suitë në hotelin aty pran Ritz. Shtëpia shpirtërore e Chanel, ishte La Pausa, vilë e Rivierës Franceze  e cila u ndërtua në vitin 1928. Ndërtesa nuk është e hapur për publikun, por pjesët e brendshme janë rikrijuar në Muzeun e Artit Dallas, duke përdorur shumë prej orendive origjinale. Vila kishte një pamje të zymtë , pothuajse monastike, që dukej si jetimore e manastirit. E pajisur me dyer  ngjyra të errëta , rrjeta hekur me një hark, dhe me orendi druri të rrepta.

Gianni Versace

Vila Casa Casuarina

Miami, Florida

Për pesë vitet e fundit të jetës së tij, Gianni Versace jetonte në këtë rezidencë 19,000 metra katrore që daton nga viti 1930.  Ii u qëllua dhe u vra në pragun e saj në vitin 1997. Estetika e tij e lartë, jeton brenda këtyre mureve. Statujat e veçanta të vendosura në çdo hapsirë të kësaj vile , i shtojnë klasin ambientit të brendshëm. Kjo shtëpi tani është kthyer në një hotel.

Yves Saint Laurent

Vila Oasis

Marrakech, Marok

Në vitin 1980 Yves Saint Laurent  e bleu dhe rivendosi një kopsht botanik pranë Villa Oasis ngjitur në Marrakech (ish-pasuria e piktorit francez Jacques Majorelle). Ai jetoi atje me partnerin e tij, Pierre Bergé, deri në vdekjen e tij në vitin 2010. “ Para Marrakeshit gjithçka ishte e zezë” tha dikur Saint Laurent. “Ky qytet më mësoi ngjyrën , dhe unë përqafova dritën e këtij vendi.” Sot Jardin Majorelle është tërheqja turistike më e njohur e Marokut, ndonëse përballet me konkurrencën e Musée Yves Saint Laurent, e hapur në vitin 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë