Forum
Shtegu i ngushtë i zhvillimit
Në vitin 1990 Robert Frank mati bujarinë e studentëve të tij para se të fillonin të studionin Economiks-in dhe më pas. Sa më shumë mësonin ekonomiks-in aq më shumë shndërroheshin në egoistë duke humbur kështu ngadalë bujarinë e tyre. Konkluzioni i profesor Frank -ut ishte“ Ne jemi çfarë na mësojnë “
Njësoj si në eksperimentin e Profesor Frank-ut, por në një kontekst tjetër ne jemi mësuar t’i përqendrojmë gjithë përpjekjet tona në zbatimin e një modeli universal të zhvillimit , të cilin e kemi konsideruar të përshtatshëm për të gjitha vendet në të gjitha fazat, pavarësisht nga nivelet e tyre të të ardhurave dhe ndryshimet e tyre strukturore.
Cilat janë politikat, strategjitë do të siguronin në Shqipëri një ekonomi të qëndrueshme , dhe do të garantonin mirëqenien për të cilin aspirojnë shumica e shqiptarëve, por që çdo ditë e më shumë për ta duket si një ëndërr e çuditshme dhe jo një realitet i arritshëm.
Bashke me Gazetën” Si” vendosëm të çelim një forum të cilin jo pa qëllim e kemi quajtur “Shtegu i ngushtë i i zhvillimit”. Me anë të tij synojmë të hapim një dritare debati ekonomik pa militantizëm partiak, largpamës përtej mandateve qeverisëse, dhe pa dyshim gjithëpërfshirës .
Shpresoj që gjithë ekonomistët të gjejnë aty frymëzimin dhe motivimin e nevojshëm për të marrë pjesë në të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.