Shendet

Shtatzënat që ndjekin një dietë mesdhetare nuk vuajnë nga diabeti

Shtatzënat që do të ndjekin dietën mesdhetare kanë më pak gjasa të vuajnë nga diabeti, ka zbuluar një studim. Dieta e pasur me yndyrna të shëndetshme dhe me sheqer të ulët dhe mish të papërpunuar, gjithashtu mban peshën konstante gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna të cilat thanë se gjatë shtatzënisë kishin konsumuar më shumë arra dhe ushqime të gatuara me vaj ulliri, ndiheshin më pak të fryra. Megjithatë, shkencëtarët zbuluan se një dietë mesdhetare gjatë shtatzënisë nuk i mbronin shtatzënat nga komplikimet neonatale.

Studimi, i udhëhequr nga ekipe në Mbretëreshën Mary University të Londrës dhe në Universitetin e Warwick, përfshinte 1.252 gra në pesë njësi të maternitetit në Mbretërinë e Bashkuar. Gratë ishin në rrezik të çrregullimeve metabolike, duke përfshirë obezitetin dhe presionin e lartë të gjakut kronik. Ata u këshilluan ose të ndjekin një dietë në përputhje me udhëzimet kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, ose të mbajnë një dietë të stilit mesdhetar. Grave në dietë mesdhetare iu dhanë për të ngrënë arra të përziera dhe një litër vaj ulliri ekstra të virgjër.

Studimi, i botuar në gazetën PLOS Medicine dhe financuar nga Barts Charity, tregoi se të kesh një dietë mesdhetare ul 35 përqind rrezikun e zhvillimit të diabetit në shtatzëni. Konsumimi i më shumë frutave dhe peshkut, dhe sa mq pak pijeve me sheqer, janë aspektet më të rëndësishme të një diete mesdhetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë