Moti

Shtatori mbyllet me mot të paqëndrueshëm, temperaturat do të jenë në rritje

Gazeta Si- Qendra ciklonike në Europën Qendrore po furnizon me masa ajri të paqëndrueshme Mesdheun duke mbajtur kushte atmosferike të pafavorshme në vendin tonë.

Moti sot (e premte) gjatë ditës do të jetë me diell, vranësira dhe reshje të pakta.  Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     13/23°C

Zona e ulët         14/28°C

Zona bregdetare  18/27°C

Ditën e shtunë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në mesditë, pasdite do të kemi një përmirësim të përkohshëm. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     14/28°C

Zona e ulët         15/31°C

Zona bregdetare  19/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë