Ngjarje

Shqiptari i vrarë në mes të Athinës i kishte shpëtuar disa atentateve (Foto-Video)

Emigranti shqiptar Aris Papas, i cili humbi jetën mbrëmë në Athinë në një atentat mafioz, jetonte me familjen prej vitesh në Greqi.

Ai u ekzekutua në një lokal në zonën e Sepolias në kryeqytetin grek, ku një person i paidentifikuar qëlloi tetë ndaj tij, duke e lënë të vdekur.

Shtypi grek raporton se 32-vjeçari kishte qenë shënjestër e një serie sulmesh kriminale vitet e fundit në qendër të Athinës.

Sipas hetimeve, shqiptari ishte akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale, grabitje, trafik droge dhe madje si i përfshirë në marrëdhënie të dyshimta me zyrtarë të policisë.

Më 26 maj 2019, ai u qëllua nga persona të panjohur pranë stacionit të autobusëve të Larisës dhe ishte plagosur rëndë. Në fund të shkurtit 2021, Papas ishte arrestuar nga policia antidrogë në Kretë, ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike.

Ai ishte i veshur me një jelek antiplumb dhe iu gjet një pistoletë “Baikal” me plumba. Pasi u la i lirë, pak orë më pas, ai u sulmua përsëri pranë stacionit të Larisës nga dy persona të panjohur, të cilët e plagosën në këmbë.

Nëna e viktimës, pasi ka mësuar vdekjen e  të birit, ka shpërthyer në lot në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, nëna e shqiptarit shihet në vendin e krimit, teksa dhe vajton me zë të lartë. “Çfarë të bënë o bir, o dashuri e nënës…!”, - dëgjohet të thotë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë