Ngjarje

“Shqiptarët ulën pazarin e kokainës në Britaninë e Madhe”

Bandat shqiptare që kontrabandojnë dërgesa të mëdha të kokainës direkt nga Europa, kanë ndryshuar tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke ulur çmimin e kësaj droge. Mediat britanike britanike shkruajnë se tashmë droga shitet më e lirë se në vitet 1990 dhe më e pastër se ka qenë një dekadë më parë, pasi bandat shqiptare, kanë vendosur “Ligje të reja të shitje”, një ndër to edhe aplikimin e shitjeve me pakicë, duke përfituar rreth 5 miliardë euro për sasi të pakta.
Dihet prej kohësh që mijëra shqiptarë arritën në Britani në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, gjatë një krize ekonomike, politike dhe sociale në vendin tonë. Një pjesë e tyre u regjistruan si kosovarë dhe më pas filluan të punonin në trafikimin e qenieve njerëzore, duke dominuar edhe mbi mafien malteze që asokohe ishte shumë e famshme në rrugët e Londrës.
Më pas shqiptarët filluan të punonin si tutorë të shumë vajzave që dilnin si prostituta në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat sipas oficerëve të policisë i dhunonin barbarisht. Kjo nuk është hera e parë që mediat e huaja shkruajnë për të ashtu quajturat “bandat famëkeqe shqiptare” një ndër to edhe Hellbaniez.

Olsi Behluli

"The Sun" shkruan se oficerë të ndryshëm të policisë, i cilësonin shqiptarët tepër të aftë në trafikimin e grave dhe në dhunimin dhe përdhunimin e tyre.
Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual Scotland Yard, përshkroi se brutaliteti i shqiptarëve prej kohësh ka tronditur ekipin e tij të oficerëve.
“Shqiptarët ishin aq të paparashikueshëm, sa që përdornin dhunë ndaj grave edhe kur nuk duhet. Ne kishin gra që na tregonin historitë e tyre se si ishin plagosur dhe dhunuar pa asnjë arsye dhe në mënyrë brutale,” u shpreh ai për The Sun.
Gjatë vitit të kaluar, u regjistruan 605 viktima të cilët kanë vdekur për shkak të veprimtarisë së bandave. Rachel Harper, drejtuesja e një shoqate që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave, tha për Sky News para pak kohësh, që shpesh telefonuesit janë në situata të vështira.
“Rreth 10% e thirrjeve tona janë nga viktimat të cilat kanë vdekur deri në momentin që ne kemi shkuar,” u shpreh ajo.
Në shkrim thuhet se në nëntor statistikat e lëshuara nga Agjencia Kombëtare e Krimit treguan se shqiptarët ishin përgjegjës për një rritje me 35 për qind të viktimave të trafikut njerëzor.

Mediat e huaja shkruajnë se në fillim bandat shqiptare u morën me kanabis, që e mbillnin brenda apartamenteve; më pas në vitet 2000 ata fituan kontrollin e tregut të drogës që kryesohej nga xhamajkianët dhe kinezët.
“Tani ata kanë lëvizur për të depërtuar në të gjitha nivelet e tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke kapur tregun 5 miliardë paund të kokainë, madje janë të aftë që të kontrollojnë importet nga Amerika e Jugut dhe Evropa veriore. Dhjetëra shqiptarë janë arrestuar, ndërsa zënë vendin e dytë të shtetasve të huaj në burgjet në Mbretërinë e Bashkuar me 760 të arrestuar, 433 prej të cilëve merreshin me trafikun e kokainës,” shkruan më tej The Sun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë