Njerez

Shqiptarët u kthehen ambasadave, radhë e gjatë për ikje në Gjermani

Sabina Veizaj- Nëse kërkon të kuptosh esencën e dëshpërimit dhe pashpresës, bëj një shëtitje në mëngjes pranë ambasadës gjermane.

Çdo ditë do të vëresh se aty ka radhë të gjata njerëzish, pa identifikuar ndonjë trend moshor, arsimor apo punësimi.

Fadili është rreth të 60-ve. Nga Burreli. I zymtë dhe me një të folur të ngadaltë sikur kërkon të të thotë se “njëjtë është sikur të flasë a të mos flasë”.

Ai ka qenë emigrant në Greqi për 15 vite deri në vitin 2008 ku ka marrë edhe 7 zanate nga fusha e ndërtimit; që nga elektriçist, murator i përgjithshëm, etj.

Fadili nga Burreli

“15 vite karrierë në Greqi. Kam edhe çertfikatë të zanatit, kam bërë shkollë për ndërtim 6 muaj atje. Më pas kur jam kthyer në Shqipëri kam punuar 3-4 vjetë në privat dhe jo më. Kur ndërrohen sistemet, çdo gjë prishet.”- më thotë Fadili duke pritur në radhën e gjatë me të ngjshmit e tjerë të tij që po shpresojnë të kalojnë kufirin për një jetë më të mirë.
Përpara një muaji Fadili më tregon se e ka marrë një përgjigjje negative ndaj aplikimit të parë që ka kryer, për përgjigjen e të cilit priti 8 muaj.

“Procedura është e thjeshtë, por e tejzgjatur. Aplikohet on line, pastaj të caktohet data për intervistë. Por pritja është e gjatë, 8 muaj.”- më tregon Fadili në pasderën e jashtme të ambasadës gjermane, ndërsa shiu ka nisur të bjerë dhe një zotëri që po shoqëron një shokun e vetë më thotë; “po i trajtojnë në mënyrë çnjerëzore, i lënë tëp resin jashtë, ndërsa duhet të kishin një zyrë për këtë punë.”.

Tek e pyes nëse ai ka menduar të largohet, më thotë se po prêt edhe ca deri sa ti vijë me të vërtetë në majë të hundës.

Kurse Fadili mezi prêt përgjigjen e radhës sepse në Shqipëri i duhet të mbijetojë. Ai ka një familje prej 4 anëtarësh dhe aktualisht prej disa kohësh është i papunë.

Mentor Qosen e takoj përballë ambasadës, në krahun tjetër të rrugës me dokumente në dorë. Ai ka punuar në shtet, por e sheh të pamundur vijimësinë e tij në Shqipëri.
Armandi aktualisht punon në një institucion shtetëror dhe ka ardhur me dy fëmijët për të aplikuar për bashkim familjar. E shoqja e tij është në Gjermani prej disa muajsh ku është punësuar në profesionin e saj si mjeke.

“Dua të shkoj për të ardhmen e dy fëmijëve sepse nuk shoh as një fije shprese këtu.”- më thotë Armandi i trishtuar tek kthen vështrimin nga fëmijët.

Kur e pyes se çfarë nuk i pëlqen në vendin tonë? Më përgjigjet me pyetje: “Çfarë më pëlqen, thuaj?! Arsim, shëndeëtsëi, përkujdesje, paga? Asgjë nuk është mirë.”
Ai nuk ka emigruar më parë sepse ka investuar në shkollim. “U munduam gjithë këto vite, investuam në shkollë, punuam në shtet, asgjë.”- më thotë duke më sqaruar se nuk është problemi më i madh ekonomia, por gjendja e përgjithshme.

Armandi

“Nuk është çështja ekonomike sepse, si unë dhe bashkëshortja ishim në punë. Por sa del nga shtëpia, kudo që shkon vetëm stres. Vjen një moment që thua u lodha. Mirë ne, po fëmijët?”- tregon Armandi ndërsa ndërhyn Taulanti “ këtu është natë, Gjermania është ditë. Një muaj shkon dhe e kupton ndryshimin. Ulet avioni mbi Rinas dhe të duket si pulë e rrjepur. Katastrofë fare. Shkollat, spitalet.” Taulanti sapo ka ardhur nga azili. Nuk ka qëndruar shumë. Atje ka punuar në të zezë, në pozicionin e rojes. Por nuk ndalet. Ka ardhur në ambasadë për të aplikuar këtë herë për vizë pune në një nga zanatet që është i interesuar shteti gjemran për forcë pune.

Mimoza Vila vjen nga Lezha dhe në dorë mban një çertifikatë të gjuhës gjermane. Bashkëshorti i saj prej dy vjetësh është në Gjermani dhe ajo kërkon të bëjë bashkim familjar. “Papunësi, korrupsion, mungesë trajtimi shëndetësor, asnjë shpresë për të ardhmen e fëmijës.”- thotë Mimoza.

Me të që e shoqëron është shoqja e saj, Klodiana. Ajo më tregon se pas pak kohësh do të aplikojë në një ambasadë tjetër sepse bashkëshorti i saj ka shkuar si emigrant.
Ajo ka studiuar në Shkodër Ekonomi Turizëm, por nuk ka gjetur asnjëherë punë në profesionin e saj. Klodiana më tregon se ka punuar për disa kohë si shitëse dhe është shumë e mërzituar për situatën e vendit. “Është bërë i pajetueshëm.Korrupsion, vjedhje, krim. Ishallah kemi fat të ikim”- më thotë ajo.

Prej disa vjetësh shteti gjerman ka deklaruar se i nevojiten forca pune për kompanitë e saj që zhvillojnë aktivitetin në Gjermani. Vetëm në vitin 2016, Gjermania kishte shpallur vakant 46.608 vende pune ku mund të aplikonin qytetarë nga vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.

Sipas të dhënave të eurostat në tremujorin e tretë të 2018-ës Gjermania mbante rekordin e vendeve vakante të punës, ku rezultonin 1,2 mln kërkime personeli.
Për ata që janë të interesuar të shkojnë për të punuar në Gjermani u është vënë në dispozicion portalit on-line “Make it to Germany”, i cili rifreskon herë pas here sipas kërkesave të vendeve vakante të punës së kompanive respektive.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit.

Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të demonstrohet niveli i arsimimit dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Sipas ambasadës, personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori:
Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punë-dhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.

Aktualisht si profesionet më prioritare janë të renditura në faqen e sipërpërmendur; infermierë profesionistë, fizikantë, inxhininierë, shkencëtarë & IT, specialist.
Madje për grupprofesionet shkencëtarë & IT, platforma shpjegon se në Gjermani kompanitë janë shumë të interesuara dhe paguajnë mirë në bazë të eksperiencës nga 35 mijë euro në 70 mijë euro në vit.

Platforma shpjegon dhe arsyen e kërkesave të shumta për forcë pune të kualifikuar që është plakja e popullsisë dhe rritja e jetëgjatësisë.
Ndër zanatet më të kërkuar platfora rendit; asistent teknik, elektriçist, hidraulik, teknik i ngrohjes, shofer, gomist, etj.

Nëse do të hedhësh një vështrim në platformat on line shqiptare që ofrojnë punë, do të vëresh se rrethi është vicioz. Njoftimet happen dhe mbyllen me call center e mes tyre gjen kërkesa për baristë, kamarierë dhe shitëse. Rrallë vende pune për të diplomuarit në degët e ekonomisë dhe financës.

Si Banka Botërore, ashtu edhe ekspertët vendës do të nënvizonin në mënyrë të vahzdueshme pamjaftueshmërinë e çeljes së vendeve të punës në Shqipëri. Sipas tyre në vend mbizotëron informaliteti në punësim në vlerën 36% dhe punësimet jo cilësore, që janë për persona të pakualifikuar dhe të nënpaguara…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë