Shqiptarët janë gjithmonë një hap para teksa trafikojnë njerëz për në Britani, sipas një burimi të “The Sun”.
Bandat “përshtaten” dhe kanë gjetur mënyra të reja për të mposhtur policinë e kufirit dhe për të fshehur emigrantët, zbuloi burimi.
Kjo vjen pasi kryeministri Rishi Sunak u zotua të dëbojë një numër të shtuar të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.
Javën që kaloi Kryeministri premtoi të “rrisë” numrin e emigrantëve që po ktheheshin mbrapsht.
Megjithatë, burimi për The Sun thotë se bandat që trafikojnë njerëz për në Britani nuk janë aspak të shqetësuar nga fjalët e Sunak.
“Trafikantët shqiptarë janë gjithmonë një hap përpara qeverisë. Ata do të ndryshojnë dhe do të përshtaten dhe do të vazhdojnë të marrin njerëzit për në Britani”.
Ai shpjegoi se përdorimi i varkave po hiqet gradualisht sepse është shumë i rrezikshëm.
Duke folur për dy rrugët e reja që po përdorin trafikantët, ai shpjegoi se ata po rekrutojnë shoferë kamionësh dhe autobuzësh në Belgjikë dhe Francë.
“U japin një shumë të mirë parash shoferëve për të marrë mes mallrash emigrantët. Kur kamioni mbërrin në Britani, shoferët i lënë emigrantët në parkingje e më pas shkojnë të afërmit për ti marrë”.
Ndërsa rruga e dytë përfshin përdorimin e dokumentacioneve të rreme.
“Janë shqiptarët e tjerë që po u krijojnë pasaporta false.
“Ata mund të krijojnë edhe patentë false”.
“Bandat paguajnë nga 2 mijë deri në 3 mijë paund për pasaporta false. Pasi shqiptarët marrin një nga ato, thjeshtë shkojnë në Londër si turist”.
Ai e përshkroi tregtinë si shumë fitimprurëse, duke shtuar se “është një biznes shumëmilionësh”.
Burimi “The Sun”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.