Ngjarje

Shqiptarët “braktisin” anglishten, e ka zëvendësuar gjermanishtja

E njohur si ndryshe si gjuhë ndërkombëtare, anglishtja është kthyer tashmë në një faktor shumë të rëndësishme për komunikimin kudo në botë. Statistikat tregojnë se gjysma e popullsive në vendeve evropiane flasin anglishten si gjuhë të dytë, por a është e njëjtë kjo edhe për vendin tonë?
Në bazë të indeksit për aftësinë angleze EPI (Indeksi i aftësisë për komunikimin në gjuhën angleze), aftësia e folësve të gjuhës angleze në vende të ndryshme, mund të përcaktohet lehtësisht duke u përllogaritur edhe përqindja e personave që nuk e flasin dot gjuhën angleze.
Harta e ndërtuar me të dhënat e indeksit, tregon se Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë për sa i përket njerëzve që nuk flasin anglisht. Pothuajse vetëm 17 për qind e popullsisë e njohin dhe e flasin gjuhën angleze. Gjithashtu, e njëjta situatë është edhe për vendet e Ballkanit.
Orjeta Bunici, administratore e qendrës “European Learning Center” tha për Gazetën “Si” se kërkesat për gjuhën angleze ndër vite janë reduktuar.

“Duke marrë shkas nga arsyet e emigracionit të shqiptarëve, vendin e gjuhës angleze e ka zënë gjuha gjermane, pasi njerëzit janë të prirur për të mësuar një gjuhë që do të i’u shërbejë. Nëse para disa vitesh mund të kishim katër mësues anglishteje në vendin tonë, tashmë kemi vetëm dy. Gjuha gjermane kryeson pasi është e nevojshme për kontratat e punësimit, që shteti Gjerman po ofron gjatë gjithë kohës,” shprehet Buneci.

Ndër të tjera ajo shton se mësuesit e gjermanishtes paguhen shumë në krahasim me të anglishtes dhe janë shumë të kërkuar.
Ndërsa të kundertën pohojnë përfaqësues të qendrës së kurseve Meridian.Ata thanë për Gazetën “Si” se kërkesat e anglisht janë gjithnjë e në rritje. Sipas tyre raporti mund të mos jetë i vërtetë, duke marrë parasysh se gjuha angleze është primare edhe në shkolla.
Gjuha angleze, e cilësuar si e rëndësishme që prej viteve 60, është një faktor që përcakton zhvillimin e një vendi dhe ka lidhje me kualitetin e lartë të jetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë