Ngjarje

Shqipëria vendi i 6 në Europë për ndalimin e “terapisë së konvertimit”

Organizatat për të drejtat e homoseksualëve së bashku me urdhrin e psikologut, kanë arritur të ndalojnë në Shqipëri të ashtuquajturën “terapi konvertimi”, një trajtim psikologjik që përpiqet të ndryshojë orientimin seksual të një personi, pra identitetin gjinor ose shprehjet gjinore.
Në një deklaratë Ambasada Pink në Shqipëri, organizata kryesore në vend për mbrojtjen e të drejtave LGBT, thotë se vendimi, bën që institucionet të respektojnë të drejtat e LGBTI, duke e bërë kështu Shqipërinë vendin e 6 në Europë që zbaton planin për një ndalim të tillë pas Spanjës, Zvicrës, Maltës, Britanisë dhe Gjermanisë.
Të gjithë terapistët në Shqipëri duhet të jenë anëtarë të urdhrit të psikologëve nga tani e tutje. Sipas Ambasadës, ky vendim është i rëndësishëm më së shumti për adoleshentët LGBTI, prindërit e të cilëve shpesh i detyrojnë ata për t’iu nënshtruar terapisë së konvertimit, me shpresën se ata do të ndryshojnë orientimin seksual ose identitetin gjinor.

Një ditë më parë, organizatat e LGBT, realizuan paradën e krenarisë në mënyrë virtuale, pasi masat e vendosura për shkak të pandemisë, nuk lejonin që të ndiqej rituali i çdo viti. Në këtë aktivitet të veçantë ata, shpërndanë fjaluarin e tyre shumëngjyrësh për ministritë dhe institucionet e tjera të larta publike, si pjesë e motos së tyre. “Jetoni krenar! Ngrini flamurin!
Shqipëria ka miratua një ligj kundër diskriminimit në vitin 2010 që jep të drejta ligjore për homoseksualët, por nuk lejon martesa të të njëjtit seks. Sipas Ambasadës ende ekzistojnë paragjykime, diskriminime dhe raporte të dhunës kundër homoseksualëve brenda familjeve, megjithëse nuk ka pasur sulme në parada krenarie.
"Qëndrimet shoqërore ndaj komunitetit LGBT janë përgjithësisht negative dhe ndër më të pafavorshmet në nivelin Evropian," thuhet në deklaratë e Ambasadës.
Burimi: The Washington Post/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë