Ngjarje

Shqipëria përmirëson nivelin e rrezikut ndaj terrorizmit

Sipas Indeksit Global të Terrorizmit për vitin 2018, Shqipëria kategorizohet një ndër vendet që ka përmirësuar nivelin e rrezikut ndaj terrorizmit në vend. Në 139 shtete të analizuara, vendi ynë renditet e 97-ta, duke u ndjekur më pas nga Kosova dhe Bosnjë Hercegovina.
Nga të dhënat është përcaktuar se rajoni i Ballkanit është një ndër vendet më pak problematike në Europë në krahasim me vendet e tjera.
Shqipëria grumbullon kështu 1 pikë nga 10 të tilla në indeksin global të terrorizmit, ku pikët më të larta tregojnë rrezik më të lartë.
Në rang global, Iraku rezultoi vendi më problematik në drejtim të terrorizmit, ndërkohë që vendi më pak problematik ishte Turkmenistani. Rreziku i terrorizmit gjatë viteve të fundit është kthyer në një element mjaft të rëndësishëm, edhe në drejtim të turizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë