Mjedis

Shqipëria nuk e ul numrin e vdekjeve nga ndotja e ajrit

Sipas një raporti të fundit nga Këshillit Ekonomik dhe Social pranë Kombeve të Bashkuara tregon se Shqipëria raportoi një tejkalim të emetimeve të shifrës së oksideve të azotit me 82 për qind në raport me vitin bazë të marrë si referencë.

Vendi ka reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë dhe proceset industriale, dhe ka prezantuar standardet e cilësisë së karburantit të BE, por raporti  tregon se vendi  ynë nuk vlerëson ndikimet shëndetësore të ndotjes së ajrit, që do të thotë se Shqipëria nuk mund të matë progresin drejt synimit përkatës për zvogëlimin e numrit të vdekjeve dhe sëmundjeve nga kimikatet e rrezikshme dhe ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës dhe kontaminimi.

Megjithëse Shqipëria prodhon një raport vjetor mbi gjendjen e mjedisit tregues, nuk ka raport kryesor që të tregojë qartësisht raportet vjetore dhe vendosjes së politikave për ndotjen. Gjithashtu, vendi ka mungesë të një sistemi kombëtar të menaxhimit të integruar mjedisor dhe mungesa e të dhënave të monitorimit mbi cilësinë e ajrit dhe emetimin e gazrave serrë. Në raport thuhet se dokumentet më të fundit zyrtare të Shqipërisë mbi emetimet e GHG përkojnë me të dhënat e vitit 2017.

Komiteti që bën rishikimin për përmbushjen e detyrimeve nga ana e vendeve pjesëmarrëse ka analizuar vendin tonë në disa takime duke arritur në konkluzionet se duhet vlerësuar masat që janë marrë. Sipas komitetit paraqitja e të dhënave për emetimin oksidet e azotit NOx të marra nga Shqipëria në 2017 tregoi një tejkalim të nivelit të emetimeve të vitit bazë me rreth 48 përqind.

Komiteti në seancën e 39 vlerësoi  kërkesën e Shqipërisë për të rishikuar punët e saj dhe ekspertët arritën në përfundimin se vendi ynë ka përparuar për  të ulur ndotjen e mjedisit. Komiteti vendosi që do të rishikonte pajtueshmërinë e Shqipërisë në 2018 dhe ftoi që ekspertët shqiptarë të paraqesnin masat që do mernin për të përmbushur detyrimet mbi uljen e emetimeve nën protokollin e oksideve të azotit në datën 20 mar.

Më pas në seancën e 40 komiteti tregoi se  Shqipëria nuk kishte paraqitur të dhënat për emetimet në vitin 2018 sipas modeleve të raportimit që përcaktonte konventa. Ndaj komiteti nuk kishte mundësi të vlerësonte përmbushjen e detyrimeve nga Shqipëria. Gjithashtu, komiteti vendosi se do të vijonte me rishikimin e pajtueshmërisë së Shqipërisë në sesionin e radhës dhe kërkoi nga sekretariati që për të përsëritur kërkesën për informacion mbi masat Shqipëria synon të zbatojë për të përmbushur detyrimet e saj.

Gjatë sesionit të 41 të Komitetit duket se Shqipëria nuk është treguar indiferente dhe ka raportuar shifrat e saj zyrtare. Sipas raportit, paraqitja e fundit e të dhënave për emetimet e NOx nga ana e Shqipërisë tregoi një tejkalim të emetimeve me rreth 82 për qind.

Raporti tregon se Komiteti vlerësoi Pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe vuri në dukje se vendi ynë po merr masa ndërinstitucionale për të siguruar zhvillimin e praktikave të ndryshme për realizimin inventarit të emetimeve. Gjithashtu, Komiteti mori shënim disa masat që Shqipëria po planifikon në mënyrë që të reduktojë emetimet e oksideve të azotit, në veçanti  për sa i përket.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë