Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurëve në Europë për vitin 2021. Janë 4.595 të tillë, dhe renditemi përkrah Rusisë, Turqisë etj. Vendi ynë ka 162.4 të burgosur për 100 mijë banorë. Mesatarja europiane është 116.1 të dënuar për 100 mijë banorë. Rreth 2.4% e tyre janë të huaj.
Numri i të burgosurëve në Shqipëri kanë ardhur me rënie pas një dekade. Numri më i lartë u rregjistrua në vitin 2015. Atëherë kishim 207.3 të burgosur për 100.000 banorë.

Shqipëria renditet në vendin e katërt për përqindjen më të lartë të burgosurëve që nuk i është dhënë një vendim final, me 50.3% të totalit, 2.282 individë.
Kohëzgjatja mesatare e dënimit me heqje lirie në Shqipëri është 15.4 vite. Jemi mbi mesataren europiane që është 12.4 vite. 176 nga të burgosurit kanë burgim të përjetshëm. Pjesa pjesa më e madhe janë dënuar me 5-10 vite.
Rreth 1.3% e të burgosurëve total në Shqipëri janë gra. Rreth 4% e të burgosurëve e kalojnë moshën 65 vjeç, shifër mjaft e lartë në krahasim me vendet europiane duke e rënditur Shqipërinë të nëntën. Mosha mesatare e të burgosurëve është 36 vjeç.
Gjatë 2021-shit në institucionin e riedukimit në vendin tonë qëndronin 19 të rinj.
Numri më i madh i të dënuarëve në burgjet janë për vrasje ose tentativë, 33% e tyre, dhe trafikimi i drogës me 26.4%.
Vihet re që shifra më e vogël i përket burgosjes për përdhunim, 16 të burgosur, 0.7% e totalit dhe çështjeve ekonomike/financiare me vetëm 2 persona, 0.1%.

Kapacitetet e burgjeve në Shqipëri shkojnë deri në 6.150 persona, prandaj të dënuarit nuk mund të kenë qeli individuale. Për të krimet e të miturve, kapacitetet janë deri në 40.
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të tyre në rajon. Më pas vjen Serbia me 153.4 të burgosur/ 100 mijë banorë.
Numrin më të lartë të burgosurëve në Europë e ka Rusia, me 228.1 / 100.000 banorë. Ndërsa numrin më të vogël, San Marino me 26.5% /100.000 banorë.
Marrë nga raporti i Këshillit Europian/Përpunoi: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.