Ana e errët

Shqipëria ndër vendet me më shumë vrasje për 100 mijë banorë në 2021-shin

Shqipëria renditet midis vendeve me numër të lartë vrasjesh për 100.000 banorë në Europë, ndonëse ky tregues nuk është në një nivel të tillë.

World Population Review raporton se shkalla e vrasjeve në Shqipëri është 2.69 për 100.000 banorë gjatë vitit 2021 deri më tani.  Normë e ulët, por që e rendit Shqipërinë të gjashtën, pasi përgjithësisht vendet europiane kanë vrasje tepër të ulëta duke minimizuar limitet e "normës së lartë".

Norma më e lartë regjistrohet nga Lituani me 5.25 për 100.000 banorë, ndjekur nga Mali i Zi me 4.46, Turqia me 4.31, Letonia me 3.36, Estonia me 3.19 dhe më pas Shqipëria.

Në fund të listës renditet Islanda me 0.3 vrasje për 100.000 banorë.

Në raport botëror, vendet me më shumë vrasje për vitin 2021 deri më tani janë vendet e Amerikës Latine, ku i pari renditet El Salvador me 82.84, Hondurasi 56.54 dhe Venezuela 56.33. Sipas raportit, korrupsioni i autoriteteve shtetërore, kontrolli i dobët i armëve dhe sistemi i gabuar i drejtësisë ka çuar në përqindje të larta të vrasjeve në vende.

Aty përmenden se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkallën e ulët të vrasjeve dhe këto faktorë përfshijnë ekonominë e një kombi, zbatimin efektiv të ligjit, rregulloret strikte të armëve, ashpërsinë e dënimeve për kryerjen e vrasjeve etj. Ndër të tjera, raporti thotë se sipas Studimit Global të Kombeve të Bashkuara mbi vrasjen në vitin 2019, disa nxitës të vrasjeve janë krimi i organizuar, stereotipet gjinore, pabarazia, papunësia, paqëndrueshmëria politike, armët e zjarrit dhe droga. 

Gjatë 2 tremujorëve të parë të vitit 2021, bilanci i vrasjeve në Shqipëri kaloi numrin  e 33 viktimave, për alkool, drogë, tokë dhe lojëra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë