Teknologji dhe Inovacion

Shqipëria, mes vendeve që e përdor më pak internetin për kërkime shëndetësore

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç  e përdorën më shumë internetin në vitin 2020 për të kërkuar informacione që lidhen me çështje shëndetësore.

Por, në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria është një ndër vendet e rajonit e cila kishte përqindjen më të ulët të kërkimeve në internet për shëndetin.

Pas Shqipërisë, renditen Bosnja,Bullgaria dhe Rumania.

Eurostat raporton se një në dy shtetas të BE-së të moshës 16-74 vjeç kanë kërkuar informacione në internet në lidhje me sëmundje, përmirësimin e shëndetit dhe të ushqyerën shëndetshëm.

Gjithashtu, 20% e tyre kanë raportuar se ata kanë caktuar takime në internet për seanca të ndryshme terapie.

13% e tyre kanë raportuar se kanë përfituar shërbime shëndetësore nëpërmjet aplikacioneve në internet pa u dashur të vizitojnë spitalin, ndërsa  11% e tyre kanë dhënë të dhënat e tyre personale shëndetësore në internet.

Në Finlandë u regjistrua përqindja më e lartë e njerëzve të moshës 16-74 vjeç të cilët kërkuan informacione të tilla, dhe ajo ndiqet më tej nga Holanda (76%), Danimarka (72%) ) dhe Gjermania (70%).

Nga të dhënat, gjatë kësaj dekade, numri i individëve që kërkojnë informacione shëndetësore është rritur në pjesën më të madhe të vendeve në Europë.

Sipas ofruesve të kujdesit shëndetësor, qytetarët në momentet kur kanë ndonjë simptomë shëndetësore janë më të prirur të kërkojnë se pari në internet përpara se të konsultohen me mjekun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë