Shendet

Shqipëria merr vaksinat e para nga Covax pas 2 javësh, Kosova në Maj

Shqipëria do të marrë vaksinat e Covax në mesin e muajit mars dhe këtë e konfirmon edhe lista e publikuar nga formacioni, i cili ka nën administrim të gjitha vaksinat që kanë dalë deri më tani.

Shqipëria është ndër vendet e para që do të marrë vaksinën antiCovid- të kompanisë Astra Zeneca.  Pritet që sasia e para e dozave të jetë rreth 14,400 vaksina

“Pas publikimit të një parashikimi të nevojshëm të shpërndarjes dhe bazuar në njohuritë aktuale të furnizimit me vaksinat e tjera ky raund i parë i alokimeve ofron informacion mbi sigurimin e dozave të AstraZeneca (AZ) / Oxford, deri në muajin  maj  të vitit 2021.Ky alokim i raundit të parë përshkruan shpërndarjen e 237 milion dozave të vaksinës AZ / Oxford - prodhuar nga AstraZeneca (AZ) & licencuar dhe prodhuar nga Instituti “Serum” në Indi për 142 pjesëmarrës të Covax. Kjo listë do të azhurnohet deri në fund të javës për të siguruar afate kohore treguese për furnizimin e këtyre dozave, të ndara në periudha të ndryshme përgjatë muajve shkurt-mars dhe prill-maj” thuhet në njoftimin e Covax.

Burimi:Faqja zyrtare e Aleancës COVAX

Më herët Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar se në mesin e marsit do të marrim një sasi nga Covax, vaksina me të cilat do të nisë vaksinimi i mësuesve në vendin tonë.

Ndërkaq, në listën e publikuar thuhet se edhe Kosova do të marrë vaksinat e para nga aleanca Covax, afërsisht në të njëjtën periudhë me Shqipërinë. Deri më tani Prishtina nuk ka nisur me vaksinimin dhe nuk ka asnjë vaksinë nga kompani të tjera. Sipas listës, pritet që në Kosova pritet të marrë 100 mijë e 800 vaksina AstraZeneca. Ndërkaq Covax njofton se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, pasi  koha e dorëzimit varet nga disa faktorë. Pjesë e këtyre faktorëve është edhe miratimi nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, planet e vaksinimit,  marrëveshjet e dëmshpërblimit  dhe autorizimet e importit.

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ka bërë publike disa informacione që lidhen me angazhimet për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19. Sipas  Ministrisë, janë përmbushur kriteret për sigurimin e vaksinave dhe po pritet konfirmimi final nga Covax.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë