Nga Gazeta “SI” – Shifrat e fundit nga Instat, tregojnë se 26% e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç, nuk janë as në shkollë e as në formim tjetër profesional dhe 37% nuk janë në punë. Këto kategori cilësohen si të dekuruajuar për të punuar.
Në këtë matje, Shqipëria ka përsëri shifrat më të larta se vendet e BE-së.
Sipas të dhënave nga Eurostat për të rinjtë e moshës 20-34 vjeç në Bashkimin Europian, shkalla e të dekurajuarëve është 14.3%.
Për personat e moshës 20-34 vjeç, normat më të ulëta në vitin 2021 regjistrohen në Suedi, Hollandë, dhe Islandë, me 6.4%, 6.6% dhe 7.9% respektivisht.
Nga krahu tjetër norma të larta regjistrohen në: Itali me 24.4%, Rumani me 21.4% dhe Greqi 20.5% ku 1/4 ose më shumë e të gjithë të rinjve të moshës 20-34 vjeç nuk janë as në marrëdhënie punë, as në arsim ose trajnim profesional.
Më herët nga anketat e Instat, të rinjtë në Shqipëri që ishin të dekurajuar e arsyetonin me mosgjetjen e një hapësire të përshtatshme për ta në tregun e punës. Me mungesën e dëshirës për të punuar, por edhe me planet për t’u larguar nga Shqipëria.
Nga analizat e mëhershme të gazeta “SI”, dekurajimi i të rinjve në vend për të punuar, po sjell një efekt zinxhir në sektorë të caktuar, si ai i shërbimeve, ku mungojnë kërkesat për punë, ndonëse me ofertë shumë të lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.