Ngjarje

Shqipëria “mbështetet” në sloganin e turizmit më të keq në botë

Marketingu është një biznes shumë i ndërlikuar dhe çdo reklamë duhet të ketë një realizim të përcaktuar mirë, për të tërhequr objektivin e përcaktuar. Nëse përfshini metafora, ose ikona televizive duhet të keni kujdes për mënyrën se si do të trajtoni gjithçka, pasi përveç objektivit do të humbni dhe thelbin e asaj çka do të tregoni. Për këto arsye dhe shumë të tjera, bordet e turizmit kudo në botë duket se gjithnjë e më shumë po largohen nga këto ide.
Por sa e vështirë është të tërheqësh disa turistë?
Promovimi i një vendi është inkurajimi i turistëve, përpos broshurave dhe fotografive në faqen e internetit. Por, ajo çka duhet të pyesim të gjithë kur shikojmë një reklamë mbi një vend të caktuar është nëse, bordi i turizmit i ka kontrolluar projektet vërtet siç duhet, përpara se t’i publikojë.
Kohët e fundit vendi i cili është kritikuar më shumë në rrjetet sociale për promovimin e vlerave turistike është Shqipëria dhe reklama e krijuar nën sloganin “Rrëmbehuni nga Shqipëria”
Të rrëmbyer do të mendoni ju? Me siguri ata nuk i janë referuar rrëmbimit në mënyrë metaforike apo jo?
Ashtu si në filmin e vitit 2008, ku dy vajza të reja amerikane u rrëmbyen në Paris dhe u shitën nga kriminelët shqiptarë, me një varg ngjarjesh të dhunshme? Apo në vazhdimësinë e pjesëve të tjera të filmit, i cili ka qenë një ndër më të shikuarit në kinematë botërore? Ata nuk e kanë përdorur shprehjen “rrëmbehuni” në këtë kuptim apo jo? Një mënyrë e çuditshme për të promovuar vendin.

Nëse kontrolloni faqen e internetit i quajtur “takenbyalbania.com” do të kuptoni se bukuritë e këtij vendi nuk janë vetëm një reklame. Por në faqe për vizitorët fillestarë ka një fjali hyrëse që thekson se janë duke përfolur filmin “Taken” dhe do ta konkurrojnë atë.
Teksti tregon gjithashtu se Shqipëria gjatë gjithë kohës është e “veshur” me përshkrime për banditët, kriminelë dhe gangsterë, por as filmi dhe as asnjë prej përshkrimeve nuk është i vërtetë. Prej shumë kohësh kanë ekzistuar këto paragjykime për Shqipërinë, por pse ka një kundër reklamë pikërisht tani.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar këtë fushatë për të apeluar personalisht për autorin e njohur të filmit Taken, Z. Liam Neeson, vazhdon të shkruhet fjalimi. Shikoni videon dhe bashkohuni me ne duke nënshkruar peticionin për të rrëmbyer z. Neeson në Shqipëri dhe për t’u rrëmbyer me natyrën e saj të bukur, mikpritjen dhe traditat. Gjithashtu ka shkrime edhe në rrjete sociale nën hashtagun #takenbyalbania dhe #liamneeson.
A nuk i lexojnë gazetat këta njerëz? Z.Neeson është një aktor i mirë. Ai është vërtet shumë i vlerësuar për të tre filmat “Rrëmbimi” dhe përpos tyre, ka një karrierë të shkëlqyer. Por, tashmë është në një prej momenteve më të vështira në karrierën e tij, pasi akuzohet për racizëm dhe nëse, jeni duke kërkuar një ikonë televizive për t’i dhënë rëndësi reklamës tuaj të re, atëherë nuk keni zgjedhur njeriun e duhur, Liam nuk është i duhuri.

Ky hap i gabuar është një turp pasi Shqipëria ka shumë për të ofruar. Në një pjesë tjetër të shkrimit promovues thuhet se Shqipëria, është një ndër vende më pak të vizituara në gjithë Europën, një vend ku malet nuk kanë rrugë, por duhet të ecësh për t’i ngjitur dhe lumenjtë e plazhet janë të virgjëra. Përpos hiperbolizimit në mënyrën e përshkrimit, e vërteta në këtë pjesë është se Shqipëria është një nga vendet më të bukura të Europës dhe se turistët, duhet të këshillohen për ta njohur.
Njerëzit nuk do të kënaqen me atë që shikojnë. Në reklamë qyteti i Tiranës tregohet, se po përpiqet të shmangë kulturën e lënë nga regjimi komunist, duke ndërtuar bare dhe restorante në rrugën e quajtur “Bllok”. Vija bregdetare tregohet nga hotelet luksoze e të mahnitshme. Ndërsa, fshatrat duket sikur janë ende të mbushura me mbetje që prej Ilirisë së lashtë.

https://youtu.be/hoH2EiQc3ms


A është e gjithë kjo peizazhi dhe trashëgimia që tregohet në fushatën e re promovuese? Apo thjesht është një publicitet i keq. Ngjarjet e fundit nga fusha e marketingut, na kanë treguar se sa dëm mund të bëjë një publicitet i keq.
A do të gjykohet një reklamë që zhvillohet nën potencialin dhe famën e një ylli Hollivudi, pavarësisht se fama e tij i tërheq më shumë njerëzit se sa bukuritë e arkitekturës së Apolonisë? Fatkeqësisht po, por kjo nuk do të thotë se është në favorin tuaj.
Megjithatë Shqipëria nuk është vendi i parë që përdor një marketing të keq, për t’u promovuar. Australia dhe Sllovenia vite më parë kanë ndjekur të njëjtën mënyre disa vite më parë. Por fushata e promovimit të Shqipërisë, tashmë është kthyer në një nga reklamat më qesharake, në të gjitha rrjetet sociale. Nuk dihet se sa reklama do të tërheqë njerëz në Shqipëri, ende mbetet për t’u parë, por nëse Shqipëria meriton vërtet të vizitohet nga shumë njerëz për bukuritë që ka, atëherë ekipi i marketingut duhet të tërhiqet. /Telegraf/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë