Shqipëria është duke udhëhequr rajonin për numrin e rasteve të reja me Covid-19, duke pasur më shumë se dyfishin e rasteve dhe trefishin e vdekjeve në krahasim me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën. Rritja e bëftë e rasteve vjen ndërkohë që vendi ynë është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk ka zbuluar deri më tani asnjë rast të variantit britanik të koronavirusit, por rasti i një udhëtareje nga Tirana në Gjermani që rezultoi e infektuar me këtë variant sugjeron se ai mund të jetë duke u përhapur në komunitet prej javësh, duke çuar kështu edhe në rritjen e rasteve.