Teknologji dhe Inovacion

Shqipëria e para në rajon dhe e 48-ta në botë për aftësitë digjitale

Në indeksin global të aftësisë digjitale Shqipëria rënditet në vendin e 48-të nga 131 vende, me 5.2 pikë nga 10 maksimalja.

Shqipëria ka lënë pas vendet e rajonit dhe vende të tjera si Turqia, Hungaria, Greqia, Bjellorusia etj.

Indeksi i aftësive Digjitale, DSGI,  që matet çdo vit nga qendra botërore Wiley, vlerëson dhe identifikon faktorët kryesorë të përmirësimit në fushën digjitale, sipas vendeve.

Sipas këtij raporti, në vitin 2021 shumica e vendeve dështuan në uljen e hendekut midis aftësisë digjitale dhe kërkesës për to.

Vlerësimin më të lartë e ka Singapori, me 7.8 pikë, ku sipas raportit ka një sistem edukativ me cilësi të morë dhe me fokus në zhvillimet digjitale.

Në vend të dytë renditen Emiratet e Bashkuara Arabe me 7.5 pikë, ndjekur nga Finlanda dhe Katari. Kina ndodhet në vendin e 18-të dhe SHBA-ja në vendin e 26-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë