Shendet

Të fundit në rajon për numrin e testimeve

Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testimeve për koronavirusin në Ballkan, duke u tejkaluar nga vendet e tjera të rajonit, me vetëm 10,319 testime për një milionë banorë. E parafundit është Kosova me 17,000 mijë testime për 1 milionë banorë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, e cila ka llogaritur po ashtu të dhënat për numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë.

Nga këto të dhëna të 14 ditëve të fundit vihet re se Shqipëria është më mirë se vendet e tjera të rajonit, me 39 të infektuar për 100 mijë banorë, por njëherësh ajo ka dhe numrin më të ulët të testimeve në rajon gjë që është matësi i përhapjes së virusit.

Por është shumë larg standardit të vendosur nga BE, ku mesatarja e të infektuarve është 13 për 100 mijë banorë.

Ndër kushtet për hapjen e kufirit, BE kishte vendosur dhe numrin e testimit dhe gjurmimit të rasteve për të pasur një pasqyrë më të saktë të përhapjes se virusit si dhe situatën social-ekonomike. Shqipëria renditet në vend të fundit në rajon sa i përket testimeve për 1 milion banorë.

Në vend të parë është Serbia, e ndjekur nga Mali i zi, Maqedonia e Veriut,  Bosnjë Hercegovina. Kroacia, Kosova dhe në fund Shqipëria.

Si qeveria në Tiranë ashtu edhe ajo në Prishtinë, janë kritikuar disa herë për testimet, por deri më tani të dyja vendet kanë vazhduar me të njëjtin ritëm testimesh. Në Kosovë, mjekët thonë se nuk kanë teste për të testuar të gjithë qytetarët e dyshuar, ndërsa ISHP-ja këmbëngul disa ditë më parë se ka 90 mijë tamponë, por nuk e ka kaluar shifrën e 450 testimeve në ditë,


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë