Gazeta Si - Ministria e Jashtme ka njoftuar se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
“Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre”, thuhet në një njoftim të ministrisë.
Marrëveshja hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave. Ajo do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona përmes përdorimit të patentave si dhe konvertimit të tyre.
Njohja e lejeve të drejtimit, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët aktualisht duhet të pajisjen me patentën ndërkombëtare në mënyrë që të udhëtojnë pa u penalizuar drejt tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.