Shendet

Shpresohej që temperaturat e verës do të ulnin rastet e Covid-19. Por çfarë ndodhi?

Disa muaj pasi shkencëtarët po shpresonin që moti i ngrohtë të ndihmonte në zvogëlimin e transmetimit të virusit, shifrat e të infektuarve kudo janë rritur. Studimet kanë treguar që rrezet e diellit të stimuluara të provuara nga shkencëtarët mund të in-aktivizojnë virusin në sipërfaqe dhe në ajër. Ndërkohë, vetëm një prej studimeve fillestare tregoi se virusi përkeqësohet shumë shpejt në temperatura të ngrohta se sa në temperatura të ftohta.
Disa nga koronavirusët e tjerë që kanë qarkulluar për një kohë të gjatë në popullsi, kanë tendencë të jenë më të ashpër gjatë muajve të ftohtë dhe të zbehen në muajt e verës, e pikërisht për këtë disa menduan se nxehtësia dhe lagështia e verës mund të funksionojnë për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.
Megjithatë numri i rasteve të shtuar me Covid-19 ku së fundmi po arrin në shifra shumë të larta, tregon të kundërtën. Sipas ekspertëve ekzistojnë tre arsye për këtë fenomen. Ata shpjegojnë se këto arsye kanë të bëjnë me sjelljen e njerëzve, nivelin e deri tanishëm të virusit në popullatë dhe se si mund të transmetohet virusi. Sipas tyre imuniteti ndaj Covid-19 në popullatë është ende i ulët dhe kështu virusi ka më shumë mundësi të përhapet. Në një studim të botuar në revistën “Science” në maj, studiuesit krijuan një model për të parë se si ndryshimet klimaterike ndikojnë në mënyrën se si përhapet Covid-19. Por ekspertët në vend që të ekzekutonin modelin bazuar në të dhënat e kufizuara të disponueshme në Covid-19, ata panë se si kanë vepruar viruse të tjerë që qarkullojnë gjatë në kushte të ndryshme klimatike, përfshirë dy koronaviruse që dihen se shkaktojnë ftohje të zakonshme. Pasi ekzekutuan modelin e tyre nën disa skenarë të ndryshëm, studiuesit zbuluan se ndryshimet sezonale në klimë u bënë një faktor i rëndësishëm në kufizimin e përhapjes së viruseve vetëm pasi një pjesë e madhe e popullsisë u bë imune ndaj virusit. Shumë studiues kanë thënë që koronavirusi i ri gjithashtu mund të transmetohet përmes aerosoleve, ndërsa të pakta kanë qenë studimet që kanë zbuluar nëse rrezet e diellit in-aktivizojnë virusin në ajër.

Më tej shumë ekspertë kanë shpjeguar se virusi ka tendencë të përhapet më së miri gjatë ndërveprimeve të afërta, nga personi në person për periudha të zgjatura, veçanërisht në ngjarje të mbushura me njerëz dhe në zona me ajër të dobët, por ende nuk e dimë saktë se cfarë rrjedhe do marë kjo ngjarje.
Për të kufizuar transmetimin, ekspertët e shëndetit publik thanë që njerëzit duhet të përpiqen të shmangin qëndrimin gjatë në vende të mbyllura përfshirë këtu bare dhe restorante. Organizatat e shëndetit publik që gjurmojnë përhapjen e koronavirusit përdorin grafikët dhe tabelat për të vizualizuar të dhënat. Brianna Abbott, një nga këto organizata shpjegon se çfarë duhet të kërkoni tek të dhënat për të kuptuar se si virusi po ndikon në komunitetin tuaj.
“Ende nuk e dimë nëse ka efekte sezonale, a do të jenë më të forta apo më të dobëta gjatë ndryshimeve klimaterike dhe të gjithë janë përqendruar se si të kontrollojnë sëmundjen,” thotë Tom Frieden, ish-drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Eksperti tregon se testimi dhe gjurmimi i kontaktit janë gjithashtu kritikë për të kufizuar përhapjen e Covid-19, thanë ekspertët, veçanërisht kur shtetet kanë dalë nga izolimi. Shtetet duhet të monitorojnë numrin e infeksioneve të reja dhe për të vendosur se cilat biznese mund të qëndrojnë të hapura dhe cilat duhet të mbyllen. "Ajo që ne bëjmë përcakton se çfarë bën virusi," tha Frieden.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë