Shendet

Shpresë për fëmijët që lindin me probleme në zemër

Studiuesit kanë skanuar imazhe të zemrës së foshnjës, ndërsa është ende brenda mitrës.
Gratë shtatzëna u skanuan në një makinë MRI dhe kompjuter të fuqishëm ndërtuan modele 3D të zemrave të vogla të fëmijëve të tyre të palindur ende.

Ekipi në King's College në Londër dhe Guy dhe St Thomas thotë se po punojnë për të zbuluar problemet me zemrën tek foshnjat e palindura. Studiuesit thonë se qasja e tyre duhet të miratohet edhe nga spitalet.

Ekipi mjekësor zbuloi anomalitë kërcënuese për jetën në enet e gjakut rreth zemrës se një vajze të vogël me emrin Violet-Vjenë, ndërsa ishte ende në barkun e nënës së saj.


Problemet u zbuluan për herë të parë kur nëna e saj Kirbi-Lea Pettitt shkoi për një skanim të rutinë me ultratinguj në javën e 20-të shtatzënisë së saj. Më pas ajo mori pjesë në studim për të parë zemrën e fëmijës së saj me detaje të thella. Gjatë skanimit u zbulua ngushtimi i arteries kryesore që vjen nga zemra - aorta - e cila do të bllokonte enën e gjakut pas lindjes. Vajza gjithashtu kishte dy vrima në zemrën e saj. “Kjo ishte shumë tronditëse për mua” tha Kirbi-Lea për BBC. Por kjo lejoi mjekët të planifikonin si ta shpëtonin jetën e Violet-Vjenës pasi erdhi në jetë.

“Nuk më lejuan ta mbaja vajzën time për disa kohë pas lindjes, ata duhet ta merrnin menjëherë pas lindjes për t’i vënë një ilaç që do të mbante hapur aortën e saj” tha Kirbi-Lea. Foshnja e saj u operua në zemër një javë pas lindjes dhe pas një sfide disa mujore, vajza tashme 11 muajshe e ka marrë vetën dhe gëzon shëndet të plotë. Kirbi-Lea shprehet se vajza e saj mbijetoi vetëm falë specialistëve dhe teknologjisë. “Ishte e mahnitshme ajo që bënë ata.”


Si funksionon teknologjia.
Korrespondenti i BBC James Gallagher mban një model të printuar 3D të zemrës së një fëmije në pëllëmbë të dorës së tij. Një seri fotografish 2D e zemrës merren nga kënde të ndryshme duke përdorur një makinë MRI. Por zemra e fetusit është e vogël, rreh shumë shpejt dhe fëmija lëviz nëpër barkun e nënës, kështu që imazhet e zemrës duken si një përzierje mjegullte. Softueri kompjuterik i sofistikuar copëton imazhet së bashku, përshtatet me rrahjen e zemrës dhe pastaj ndërton një imazh të pashembullt 3D të zemrës. Kjo i jep mjekëve një pamje të qartë të anomalisë.

Sëmundjet e zemrës ndikojnë në 8 në çdo 1.000 fëmijë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar. Ato mund të shkaktohen nga infeksionet dhe disa ilaçe.

Prof Reza Razavi, kardiolog i pediatrisë konsulentë, donte të përmirësonte diagnozën e defekteve të lindjes pasi vajza e tij lindi me një problem në zemër.
"Ne menduam se do ta humbisnim atë dhe kjo ishte një motiv i fortë për të më shtyrë të bëja kërkime se a mund të shërohej ky problem që në mitër.”
Reza pothuajse e humbi vajzën e tij nga sëmundja e zemrës. Ai i përshkruan imazhet 3D si "të bukura" dhe thotë se i lejojnë mjekët të shohin qartë problemin."Ne mund të kemi siguri të plotë dhe të planifikojmë se çfarë trajtimi nevojitet, cili është operacioni që duhet të bëjmë. Kjo i ndihmon prindërit për të ditur se çfarë do të ndodhë.”, u shpreh ai për BBC
"Kjo gjithashtu i ndihmon vërtet foshnjat sepse ata marrin operacionin e duhur në kohën e duhur dhe kanë rezultatet më të mira".

Dr. David Lloyd, një studiues klinik në King's College London, tha: "Shpresa jonë është se kjo qasje do të bëhet praktikë e zakonshme për ekipin e kardiologjisë fetale Evelina, i cili bën diagnoza prenatale në 400 foshnje çdo vit. "Kjo gjithashtu do të përmirësojë kujdesin e mbi 150 foshnjave çdo vit që vijnë në Spitalin e Shën Thomasut me sëmundje të njohur kongjenitale të zemrës".

Ai thotë se teknologjia do të ishte e lehtë për t'u miratuar nëse një spital tashmë ka një makinë MRI, sepse e vetmja pajisje e re e nevojshme do të ishte një kompjuter me një kartë grafike të mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë