“Narcos” nuk flenë kurrë dhe vazhdojnë të ecin me kohën. Në të vërtetë, ata shpesh janë më përpara. Gjë e lehtë kur ke para, pushtet dhe forcë. Policia meksikane arrestoi tre persona të akuzuar për prodhimin e dronëve me eksploziv për kartelet “Jalisco” dhe “Santa Rosa”.
Mjete të përdorura nga organizatat në përleshje të armatosura. Përdorimi taktik i shtohet atij më të vogël për kontrabandën e drogës mbi muret në kufi me SHBA-të.
Por së fundmi, në sektorin Yuma, mes Arizonës dhe Kalifornisë, një prej këtyre “avionëve” u kap nga policia amerikane me një ngarkesë të vogël heroine.
Brenda kishte një GPS, të vendosur nga trafikantët për të lehtësuar vendndodhjen dhe gjetjen e paketës nga bashkëpunëtorët në anën amerikane.
Ky ‘modus operandi’ është bërë prej kohësh një trend (Netflix ka prodhuar një serial të quajtur “Yankee”, mbi këtë temë).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









