Lojëra me Dore

Shpëton “Roland Garros”, zhvillohet në shtator dhe me dyer të hapura

Turneu i rëndësishëm i tenisit, “Roland Garros”, do të zhvillohet dhe jo me dyer te mbyllura, siç ishte menduar. Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit (FFT), Bernanrd Guidicelli, është shfaqur mjaft optimist për zhvillimin e edicionit 2020 në fund të shtatorit dhe ç’është më e rëndësishme, nuk është e detyrueshme që shkallët të jenë bosh.

Deri tani është në fuqi data 20 shtator për nisjen e turneut francez dhe përfundimin e tij më 4 tetor, por mund të ketë një shtyrje prej një jave.

Bernanrd Guidicelli, presidenti i Federatës Franceze të Tenisit. Gazeta Si, 26 maj 2020

"E kemi evituar më të keqen, pezullimin apo anulimin e turneut, - ka thënë numri 1 i FFT-së. – Kemi një shtyrje prej disa muajsh, por vetëm kaq. Është një lehtësim i madh për ne dhe mezi presim të takohemi me të pasionuarit e tenisit. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi shpëtuar turneun më të madh në botë të tenisit në dhe, kjo është thelbësore. Do të jetë një organizim ndryshe, me reduktime, pra me pak publik, por është e sigurt që nuk do të zhvillohet ky kompeticion me dyer të mbyllura”.

Tani pritet të ketë lajme pozitive edhe për “Us Open” në Nju Jork, një turne i parashikuar për t’u zhvilluar në fund të muajit gusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë