Ngjarje

Shpëtojnë për mrekulli Hysaj dhe vjehrri i tij, Ferrari i lojtarit shpërthen në flakë

Gazeta Si - Frikë e madhe, por fatmirësisht pa pasoja për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dhe Lacios, Elseid Hysaj. Shkodrani dhe vjehrri i tij kanë shpëtuar për mrekulli, pasi Ferrari i futbollistit ka shpërthyer në flakë. Dyshimet janë për një defekt të fabrikës.

Elseid Hysaj, bashkë me vjehrrin e tij, kanë përjetuar momente paniku, teksa Ferrari i mbrojtësit shqiptar është përfshirë nga flakët. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk pati pasoja fizike.

Sipas ‘Messaggero’, Hysaj dhe vjehrri i tij mbetën fillimisht të bllokuar brenda makinës në flakë, ndërsa bashkëshortja e lojtarit shqiptar, që ishte jashtë, është përpjekur t’i ndihmojë të dalin.

Më pas situata u zhbllokua dhe të dy kanë dalë nga makina me vlerë 160.000 euro, që është djegur thuajse e gjitha. E përditshmja italiane flet për një defekt të mundshëm të fabrikës së Ferrarit, që Hysaj e kishte blerë prej pak kohësh.

"Makina papritur mori flakë. Për fat të mirë, askush nga ne nuk u dëmtua, e kaluam rrezikun. Një problem fabrike? Po kështu është”, - tha Hysaj pas incidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë