Lojëra me Dore

Shpërthimi i Serenës dhe 5 momentet që do kujtojmë nga US Open

Grand Slam-i US Open i këtij viti do të mbahet mend në histori si një nga turnetë më dramatikë në histori. Dy triumfuesit e këtij viti në turneun amerikan ishin japonezja Naomi Osaka dhe serbi Novak Djokovic.

Shpërthimi i ikonës së tenisit botëror, Serena Williams ishte momenti më epik që është bërë viral në mediet botërore. Por gjithashtu ka shkaktuar një debat të madh në gjithë opinion sportiv botëror.  Sportistja amerikane u përplas me arbitrin gjatë ndeshjes, duke akuzuar atë për padrejtësi ndaj saj për shkak se ishte femër. Williams arriti deri aty sa e përplasi raketën e saj përtokë, veprim për të cilin u ndëshkua nga arbitri me heqje pike. Tenistja rekordmene është shprehur se ajo që ndodhi në finalen e US Open është vetëm fillimi i luftës së saj ndaj diskriminimit të femrave në çdo fushë të jetës.

September 8, 2018 - Serena Williams in action against Naomi Osaka in the women's singles final at the 2018 US Open.

Gazetarja sportive amerikane Liz Clarke, duke analizuar atë që ndodhi në finalen e US Open për femra, tha se për të kuptuar veprimin e Wiliams duhet të shkojmë përtej ndeshjes. Sipas saj, tenisi tashmë është futur në rrugë, drejt të shndërruarit në një sport më i mirë dhe më i drejtë. Ajo thotë me tej se Serena Williams në 21 vite karrierë në tenisin profesionist e ka ndryshuar këtë sport për femrat përgjithmonë. “Ajo ka ndryshuar pritshmëritë për femrat në këtë sport, mënyrën e gjuajtjes, mënyrën e veshjes. Serena Williams ka motivuar të gjitha fermat në këtë sport që të bëhen më të forta dhe të ecin në gjurmët e saj. Ajo është e njohur si një sportiste që i kalonte caqet dhe në fakt edhe në episodin e fundit në finalen e US Open i kaloi caqet e lejuara.”- thotë Liz Clarke.

Por përtej asaj që ndodhi me Serena Williams, nga ky US Open në mësuam edhe shumë aspekte të tjera të rëndësishme.

Zbatimi i rregullave rreptësisht

Rregullat e tenisit asnjëherë nuk ishin zbatuar kaq ashpër se sa këtë herë në US Open. Edhe pse në fushën e tenisit në finalen e femrave luanin Serena Williams dhe Naomi Osaka, protagonisti i vërtetë i kësaj përballje u bë arbitri Carlos Ramos. Ai i hoqi tre pikë Serenës edhe pse dënimi mund të kishte qenë më i lehtë. Si për ilustrim, ajo që ndodhi në finalen e US Open ngjan pak a shumë me futbollin, kur në shumë raste arbitri bëhet përcaktues i ndeshjes. Por nëse për futbollin, sportistët janë mësuar me padrejtësitë dhe rregullat të aplikuar në ashpërsinë e tyre më të madhe, për tenisin kjo ishte diçka e re.

Të luash në temperatura të larta

Përtej të gjithave, një tjetër çështje  shumë e rëndësishme në këtë turne të US Open  kanë qenë edhe temperaturat e larta. Këtë vit mbase ishte Grand Slam-i më i nxehtë që ishte zhvilluar ndonjëherë në ShBA. Pati disa ankesa nga sportistët që patën vështirësi për të luajtur në “Arthur Ashe Stadium”. Shoqata ndërkombëtare e tenistit të femrave (WTA) ka një standard 10-minutësh midis fundit të setit të dytë dhe fillimit të setit të tretë dhe e njëjta gjë po propozohet edhe për meshkujt. Australian Open e ka një limit temperaturash në të cilat mund të luhet tenis, dhe njëjta gjë mund të nis të aplikohet edhe për US Open. Kjo nevojë vjen si pasojë e ndryshimeve të mëdha klimatike dhe ky vit ishte vetëm kulmi i këtyre temperaturave të nxehta.

Për herë të parë fiton një japoneze

Ishte një finale me shumë polemika dhe me shumë e vuajtje, por në fund, Naomi Oska ia doli që të triumfonte në US Open. Ajo hyri kështu në histori si tenistja e parë japoneze që fiton një Grand Slam dhe e para që nga viti 2009 që e fiton këtë turne nën moshën 20 vjeç. Osaka me fitoren kundër Serenës tregoi se për të paktën vitet ardhshme do të jetë një nga më të mirat në këtë sport. Por me cilësitë dhe vullnetin që Oska tregoi në këtë finale nuk do të ishte çudi nëse edhe në turnet e mëdhenj Grand Slam ta shikonim duke ngritur trofeun.

Rikthimi me trofe i Djokovic

Për disa vite ai u zhduk nga arena botërore e tenisit dhe kaloi një periudhat e tij më të errëta. Por tenisti serb, Novak Djokoviç u rikthye nga errësira në mënyrën më të mirë të mundshme, me trofeun e US Open. Pasi mposhti në finale Martin Del Porto, serbi është zyrtarisht në histori. US Open ishte titulli i 14-të Grand Slam i Djokovic që barazoi Pete Sampras dhe tashmë më shumë se ai kanë fituar vetëm Rafael Nadal me 17trofe dhe zvicerani Federer me 20. Të dy që janë në vendet e para mund të fitojnë më shumë tituj, sigurisht, por Djokovic është më i favorizuar për shkak të moshës.

Anglezët po e ndjejnë mungesën e Andy Murray

Kur flasim për tenis, nuk mund të përmendim edhe Anglinë që konsiderohet si vendi me traditën më të vjetër në tenis. Por edhe këtë herë tifozët anglez u larguan në heshtje nga ky turne, pasi beniamini i tyre Andy Murray nuk mundi të triumfonte.  Ai vuan një dëmtim edhe pse shenjat janë që ai të rikthehet shumë shpejt në fushat e blerta me top të vogël. Murray është shpresa e anglezëve për momentin për të pasur sukses në botën e tenisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë