Ngjarje

Shpërthimi i një pandemie të panjohur më vdekjeprurës sesa Covid-19, Kazakistani e mohon

Autoritetet në Kazakistan kanë mohuar një raport të publikuar nga ekspertët e shëndetit publik kinez se ky vend është  fillesa e një pandemie tjetër të panjohur, më vdekjeprurëse se sa Covid-19.

Gjatë ditës së djeshme, Ambasada Kineze në Kazakistan lëshoi ​​një paralajmërim për qytetarët që jetojnë në vendin e Azisë Qendrore që pneumonia ka vrarë të paktën 1700 njerëz deri më tani.

"Departamenti i Shëndetësisë Kazakistani dhe agjenci të tjera po kryejnë hulumtime dhe nuk kanë përcaktuar se mund të kemi një virus të ri që shkakton pneumoni” thuhet në deklaratë.

Sipas ambasadës kineze rastet e reja të pneumonisë së paidentifikuar janë rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga mesi i qershorit në të gjithë vendin, ndërkohë që ngulon se autoritetet kanë raportuar qindra raste të reja çdo ditë.

Në një deklaratë më vonë, ministria e shëndetësisë në Kazakistan pranoi praninë e "pneumonive virale të etiologjisë së paspecifikuar", por mohoi që  kjo sëmundje kishte shpërthyer duke marrë jetë njerëzish.

Sipas ambasadës, epidemia është përhapur në rajonet Atyrau, Aktobe dhe Shymkent, të cilat së bashku kanë pothuajse 500 raste të reja dhe më shumë se 30 pacientë me gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që shton se 628 njerëz kanë vdekur vetëm muajin qershor nga kjo pandemi.

"Kjo sëmundje është shumë më vdekjeprurëse sesa Covid-19", thuhet në deklaratë.

Agjencia kryesore e lajmeve në Kazakistan “Kaziform”  ka shkruar se numri i rasteve të reja me  pneumoni në kryeqytetin Nursultan u dyfishua gjatë muajit të kaluar.

"Deri në 200 njerëz pranohen në spitale çdo ditë. Gjatë ditëve të fundit rreth 300 persona në ditë  që janë diagnostikuar me pneumoni u dërguan në spitale. Përveç disa marrin trajtim në shtëpi", tha drejtori i departamentit të kujdesit shëndetësor në Nursultan.

Ambasada kineze paralajmëroi banorët në rajon të kufizojnë takimet dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz.  Ai gjithashtu inkurajoi masat parandaluese si mbajtja e maskës, dezinfektimin e hapësirave dhe larjen e duarve shpesh.

Burimi: CNN/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë