Media Galeri

Shpërthime vdekjeprurëse tronditin aeroportin e Kabulit

Të paktën dy terroristë hodhën vetën në erë në një zonë të mbushur me njerëz jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit të enjten, duke u marr jetën të paktën 100 personave, mes tyre edhe marinsave amerikanë.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai ka qenë epiqendra e një operacioni masiv evakuimi në ditët që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit. Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga aeroporti nga ushtria amerikane dhe aleatët e NATO -s.

Zyrtarët amerikanë besojnë se ISIS-K, dega e ISIS që rivalizon talebanët në Afganistan, ka të ngjarë të ketë qenë pas sulmit të së enjtes. Presidenti Joe Biden zbuloi se ai ka urdhëruar komandantët ushtarakë “të zhvillojnë plane operacionale për të goditur pasuritë, udhëheqjen dhe objektet e ISIS-K”.

Shpërthimet shkaktuan, kaos, panik dhe radhë të gjata, duke bërë që askush të mos ndihet i sigurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë