Gazeta Si – Oborri i një banese në Dibër ra pre e një shpërthimi me lëndë plasëse orët e vona të së shtunës në fshatin Fushë-Çidhën.
Sipas policisë, sasia e hedhur ishte e vogël, për pasojë edhe dëmet në shtpinë e I.P., nuk ishin të shumta. Autoritetet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.
“Në orët e vona të mbrëmjes datë 13.07.2024, në oborrin e banesës së shtetasit I.P., në fshatin Fushë-Çidhën është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, thuhet në një njoftim të policisë së Dibrës.
Ndërkohë, në një tjetër rast, një shpërthim po tritol tronditi banorët e një pallati në Elbasan. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku po jetonin me qira dy vajza.
Apartamenti ndodhej në katin e 4 të pallatit. Nga shpërthimi mbeti i plagosur fqinji 26-vjeçar, i cili jetonte në hyrjen përballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.