Ka ndodhur

Shpërthim pranë një pike gazi në Durrës, plagosen 2 persona

Gazeta Si - Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur 2 persona, 25 dhe 41 vjec, punonjës pranë pikës së shitjes së gazit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e presionit të madh të shpërthimit të dy punonjësit kanë marrë djegie në pjesë të zbuluara të trupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë