Ngjarje

Shpërthim pas mesnate në një banesë në Tiranë, 34-vjeçarit i hidhet eksploziv në ballkon

Nga Gazeta 'SI' - Gjatë mesnatës në Tiranë, në zonën e Laprakës, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse, e qëllimshme sipas policisë.

Rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi me 30gr lëndë plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale, si thyerje xhamash në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë