Bota

Shpërthim në qendër të Këlnit, po hetohet edhe pista e terrorizmit

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit (5.50) në qendër të Këlnit në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali nate dhe një qendre tregtare, teksa policia ka rrethuar zonën dhe iu bën thirrje banorëve që të shmangin zonën.

Momentalisht raportohet për një person të lënduar, teksa policia është duke hetuar edhe pistën e terrorizmit

Një video e marrë nga një kamerë në hyrje të klubit të natës, tregon një person të veshur me kapuç duke lënë një çantë në hyrje dhe duke u larguar. Menjëherë pas kësaj ndodh shpërthimi. Nga video nuk dihet nëse burri ka pasur bashkëpunëtorë. Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për motivin e mundshëm. Hetimet po kryhen në të gjitha drejtimet dhe për momentin nuk përjashtohet asgjë.

Radio Köln, nga ana tjetër, pohoi se shpërthimi shkaktoi një zjarr, i cili u shua kohën kur mbërritën zjarrfikës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë