Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në fasonerinë e italianit në Tiranë, vetëm dëme materiale

Gazeta Si - Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Tiranë në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu”, në zonën e Freskut.

Në momentin e shpërthimit në fasoneri nuk ka pasur njeri dhe nga ngjarja ka vetëm dëme materiale. Biznesi mësohet se është në pronësi të italianit Roberto Bingaido.

Zyrtarisht policia tha se ishte vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, megjithatë shpërthimi u dëgjua në të gjithë zonën përreth. Banorët thanë se ai ishte i fuqishëm duke lëkundur edhe dritaret e shtëpive.

Si rrethanat, ashtu sikurse autorët e vendosjes së lëndës plasëse, momentalisht nuk dihen. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë