Ka ndodhur

Shpërthim eksplozivi në një magazinë në Kamëz

Nga Gazeta Si - Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të së shtunës në Kamëz.

Policia thotë se në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë