Një vullkan në ishullin italian të Strombolit shpërtheu të mërkurën pasdite, duke ngritur një re masive tymi dhe hiri të lartë më shumë se një milje. Ky shpërthim vjen gati dy muaj pasi një shpërthim i ngjashëm vrau një tursit në po të njëjtin vend, por këtë herë për fat të mirë nuk u raportua për viktima.
Shpërthimi i intensitetit të lartë në jug të Italisë në brigjet e siçiliane u regjistrua menjëherë pas mesditës, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë Italiane.
Shpërthimi vullkanit në Stromboli prodhoi një shpërndarje të gazit, shkëmbinjve dhe hirit vullkanik që shtrihej disa qindra metra në det, sipas CNN. Ekspertët besojnë se vullkani në Stromboli, pjesë e arkipelagut Aeolian, është aktiv prej të paktën 2000 vjet.
"Situata është nën kontroll, por ne kemi aktivizuar procedurat normale të mbrojtjes civile tek të gjithë ishujt përreth," tha Marco Giorganni, kryetari i komunës së Liparit, që është ishulli më i populluar në të gjithë zonën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.