Ka ndodhur

Shpërthen në rrugë një sasi tritoli në Tiranë, autori e hodhi lëndën nga makina

Gazeta Si - Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e Laprakës në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë thanë se lënda plasëse shpërtheu në rrugë dhe për pasojë u dëmtuan xhamat e një biznesi. Deri tani, rrethanat e ngjarjes momentalisht nuk janë të qarta.

“Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.

Dyshohet se autori e ka hedhur sasinë e lëndës plasëse nga makina dhe më pas është larguar. Pronari i lokalit që iu thyen xhamat, ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide konkrete kush mund të jenë autorët, por dyshimet i ka hedhur te konkurrenca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë