Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Korçë

Gazeta Si - Një apartament në lagjen numër 10 të Korçës është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Sipas policisë ka dëme të shumta materiale në banesë, por fatmirësisht pa të lënduar.

“Në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G. M., dyshohet nga shpërthimi i një bombole gazi. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka lëndime në njerëz. Shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit", njofton policia.

Zjarrfikësja ende po punon për shuarjen e flakëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë