Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit, lëndohen dy punonjës në Krujë

Një ndërtesë që përdorej për përpunimin e skrapit është përfshirë nga flakët në Krujë, ku si pasojë janë lënduar dy punonjës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 pas rrjedhjes së një bombole gazi në një firmë për mbledhjen e skrapit, në pronësi të shtetasit Sh.Sh.

Si pasojë e zjarrit, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G.N., dhe A.Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket avionit të rrëzuar në Vermosh nuk dihet nëse brenda ka sende apo objekte të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë