Ka ndodhur

Shpërndante doza kokaine me motor, arrestohet 34-vjeçari në Pogradec

Gazeta Si - Një 34 vjeçar është arrestuar në Pogradec këtë të martë, pasi shpërndante me motor doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit.

Pas hetimeve disamujore, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Motoristi", ku u arrestua Arjon Olldashi, 34 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik, atij gjetën dhe sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjet: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë