Ka ndodhur

Shpërndanin drogë me motor picash, në pranga dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për trafikim lëndësh narkotike.

24-vjeçari me iniciale L.N. kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P., 21 vjeç i cili përdorte një motor picash.

Shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) dyshohet se ka fshehur lëndën narkotike dhe për këtë arsye 23-vjeçarja po procedohet penalisht.

“Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike", thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë