Ka ndodhur

Shpërdoruan detyrën, nën hetim 3 punonjës të IMT-së në Bulqizë

Gazeta Si - Tre inspektorë të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë, janë proceduar penalisht, pasi nuk gjobitën personat që ndërtuan objekte pa leje.

Policia bën me dije se ka filluar  procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit, Elion Dedja, 37 vjeç; Leonard Duka,34 vjeç; dhe Andi Topi, 45 vjeç.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”,  mbi shkeljet e kritereve  të përcaktuara gjatë  ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh.

Këto veprime i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit, si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit  mbi lejen e miratuar, duke  dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë