Media Galeri

Shpallet mashkulli më seksi në botë, aktori tallet me ‘titullin’ e tij

Aktori Paul Rudd është shpallur mashkulli më seksi nga Revista People duke iu bashkuar aktorëve si Idris Elba, George Clooney dhe Bradley Cooper.

Rudd, 52 vjeç, karriera e të cilit ka filluar që 30 vite, është befasuar nga ky titull.

“Jam i sigurt se kur njerëzit kanë dëgjuar emrin tim, kanë thënë “Çfarë?””, ka thënë me shaka aktori duke shtuar se po aq e habitur ishte edhe gruaja e tij.

“Pasi qeshi disa minuta, ajo tha: “Tani e kuptuan ato?”.

Rudd ka luajtur në komedinë televizive “Friends” dhe më vonë mori role më të mëdha në komedi si “Knocked Up” përpara se të luante Ant-Man në ‘Marvel’, si dhe në filmat “Captain America: Civil War” dhe “Avengers: Fundgame”.

Michael B. Jordan ishte zgjedhja e vitit të kaluar si mashkulli më seksi në botë, pas John Legend dhe Idris Elba në 2019 dhe 2018.

Rudd bëri shaka dhe me vazhdimësinë e titullit duke thënë se tani shpreson që “më në fund të jem i ftuar në disa nga ato darkat me George Clooney, Brad Pitt dhe Michael B Jordan dhe mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë