Ndërsa jemi vetëm pak ditë larg vitit 2022, shumë kompani kanë treguar trendet e këtij viti. Pantone tregoi se ngjyra e këtij viti do të jetë një ndërthurje e lejlasë dhe blusë.
Tani, kompania ‘1-800-Flowers’ ka shpallur bimën dhe lulen e vitit 2022.
Kompania zgjodhi tulipanin si Lulen e Vitit 2022 si një simbol të shpresës së përtërirë për vitin e ardhshëm. Me rritjen e aksesit ndaj vaksinave dhe shpresën se ka kaluar tashmë më e keqja, 1-800-Flowers beson se tulipani është metafora e përsosur për vitin 2022.
“Ne zgjodhëm tulipanët për shkak të ngjyrës së tyre të gjallë dhe natyrës së tyre gazmore, një simbol i fillimeve të reja dhe një shenjë shprese për të ardhmen”, thotë Valerie Ghitelman, Zëvendës Presidente e 1-800-Floëers.
Ashtu si tulipani, edhe Peperomia përfaqëson optimizëm për një vit më të mirë.
“Simbolika pas bimës së gomës së bebeve ka të bëjë me fatin e mirë dhe lumturinë”, thotë Ghitelman. “Të gjitha këto cilësi lidhen me idenë që viti 2022 të jetë rreth gëzimit dhe lumturisë”.
Bima, e cila është vendase në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut, Meksikës, Karaibeve dhe Floridës, konsiderohet si një nga bimët më të lehta për t’u rritur. Mirëmbajtja, përveç simbolit, ishte një konsideratë e rëndësishme për kompaninë.
“Me shpresën se pandemia do të përfundojë, duke qenë se pretendohet se njerëzit do të fillojnë jetën normale, Bima e gomës është tepër e lehtë për t’u mirëmbajtur”, thotë 1-800-Flowers në një deklarate. “Është interesante, dalluese dhe është vërtet e lehtë për t’u kujdesur për të. Të gjitha ato gjëra për të cilat kjo bimë përfaqëson lidhen me ndjenjën e vitit 2022”, shton Ghitelman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.