Filma

Shpallen fituesit e Tirana International Film Festival

“Identifying Features” nga Fernanda Valadez është shpallur fitues i eventit “Tirana International Film Festival” që u mbajt për rreth një javë në Tiranë, një film jashtëzakonisht i fuqishëm, i cili portretizon një realitet të ashpër e mizor të kohëve tona i cili nxjerr në pah për herë të parë një regjisore femër.

Ndërkohë çmimin “Regjisori më i mirë” e fitoi filmi “A Fish Swimming Upside Don” nga Eliza Petkova (Gjermani), ndërsa çmimin “Skenari më i Mirë” e fitoi “The Exam” nga Shaëkat Amin Korki (Gjermani).

Filmi më i mirë shqiptar u shpall “Disco Funeral” nga Benart Laze, ndërsa u ndanë dhe mjaft çmime të tjera në kategori të ndryshme.

Artdashësit kryeqytetas ndoqën përgjatë 6 ditëve 110 filmat e shfaqur në programet speciale.

Festivali u mbyll me premierën kombëtare të filmit ‘Looking for Venera’ nga Norika Sefa, fitues i Tiger Award në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.

Edicioni i 19-të shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filmash nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar Qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për Academy Awards.

112 filma ishin në kompeticion në të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike, si Feature (all genres), EYE on TIFF (debut feature film competition), Short, Live Action, Animation, Student, që janë Oscar qualifying, Documentary (all lengths), Video Art & Experimental, Balkan shorts dhe In Albanian films.

Duke qenë se jemi ende nën pandemi,  ky edicion pati shfaqje të kufizuara në kinema si dhe online për ndjekësit në Shqipëri dhe në botë.

Çmimet e “Tirana International Film Festival”:

Filmi më i mirë

Identifying Features nga Fernanda Valadez (Meksikë)

Regjisori më i mirë

A Fish Swimming Upside Doën nga Eliza Petkova (Gjermani)

Skenari më i mirë

The Exam nga Shawkat Amin Korki (Gjermani)

BEST EYE ON TIFF

Botox nga Kaveh Mazaheri (Iran, Canada)

Filmi më i mirë i shkurtër

Menarca nga Lillah Halla (Brazil)

Filmi më i mirë i shkurtër Aksion

Titan nga Valéry Carnoy (Belgjikë)

Filmi më i mirë i shkurtër animacion

Heart of Gold nga Simon Filliot (Francë)

Filmi më i mirë nga studentë

Fall of the Ibis King nga Mikai Geronimo, Josh O’Caoimh (Irlandë)

Dokumentari më i mirë

A Rifle and a Bag nga Cristina Haneș, Arya Rothe, Isabella Rinaldi (Indi, Rumani, Itali, Katar)

Dokumentari i shkurtër më i mirë

Scars nga Alex Anna (Kanada)

SPECIAL MENTION SHORT DOCUMENTARY

164880 nga Maria Falileeva, Alexandra Matveeva (Rusi)

Filmi më i mirë shqiptar

Disco Funeral nga Benart Laze (Shqipëri)

Filmi më i mirë i shkurtër nga Ballkani

The Criminals nga Serhat Karaaslan (Turqi, Francë, Rumani)

Video më e mirë Art&Eksperimentale

Passage Ann Oren (Gjermani)

Filmi më i mirë i shkurtër debutues “Ron Holloway”

House of Memory nga Sofía Rosales Arreola | Mexico | 2020 | 13′


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë