Bota

Shoigu viziton trupat në Ukrainë pas rebelimit. Shtypi rus: Prigozhin mbetet nën hetim

Gazeta Si - Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka vizituar trupat ruse të përfshira në operacionin ushtarak në Ukrainë, njoftoi agjencia e lajmeve RIA të hënën, në daljen e tij të parë publike që nga rebelimi i fundjavës së grupit paraushtarak Wagner.

Kryengritësit e udhëhequr nga lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin avancuan në Moskë për të larguar atë që ata e quanin Rusi të korruptuar dhe udhëheqje ushtarake të paaftë, përpara se të ktheheshin befas në një zonë të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore pas një marrëveshjeje me Kremlinin, e ndërmjetësuar nga udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko.

Gazeta ruse “Kommersant” thotë se FSB është ende duke hetuar Prigozhin për kryengritjen e tij të armatosur dhe nuk i ka hequr akuzat, pavarësisht pretendimeve të Kremlinit për të kundërtën.

Sipas burimit të “Kommersant”, ka kaluar shumë pak kohë për të marrë një vendim tjetër.

Ndërkohë, nuk është ende e qartë se cilat ishin kushtet që Ëagner besonte për marrëveshjen që i dha fund rebelimit, por ISW sugjeron se fakti që trupat mercenare po kthehen në bazë me pajisjet e tyre, do të thotë se Kremlini synon të mbajë të paktën elementë të grupit, në vend që t'i çmobilizonin menjëherë.

Mediat shkruajnë se kreu i komitetit të Mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov, njoftoi të dielën se po punonte për një ligj për të rregulluar kompanitë private ushtarake, por theksoi se nuk kishte nevojë të ndalohej grupi Wagner pasi ajo është njësia "më luftarake në Rusi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë