Ka ndodhur

Shoferi përplaset me një shtyllë betoni dhe humb jetën të Ura e Tapizës

Një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur mëngjesin e të premtes në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë. Një 43-vjeçar me iniciale E.C., ka humbur kontrollin e mjetit pranë kthesës në vendin e quajtur “Ura e Tapizës”, duke u përplasur me një kolonë betoni që shërbente për ndërtimin e urës, e cila aktualisht është në proces rikonstruksioni.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:17 dhe duket se errësira e ka penguar drejtuesin, i cili po udhëtonte në drejtim të Kamzës për t'u orientuar, por pa arritur të shmangë kolonën e betonit.  Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë